Kosova ndihmon Shqipërinë në kërkimin e turistit lituanez që u zhduk më 5 shtator, ende nuk ka gjurmë

- Gazeta e Prizrenit

Kosova ndihmon Shqipërinë në kërkimin e turistit lituanez që u zhduk më 5 shtator, ende nuk ka gjurmë

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me datë 13 tetor pas një thirrje nga autoritetet shqiptare, kanë vazhduar kërkimin e turistit lituanez që ishte zhdukur me datë 5 shtator 2024.

Ky kërkim, siç njofton ShKShMK është bërë në koordinim të ngushtë me Policinë e Shqipërisë, megjithatë pavarësisht kërkimeve , nuk është hasur në ndonjë gjurmë.

Si pasojë, janë pezulluar kërkimet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritetet përgjegjëse.

Njoftimi i plotë:

Me datën 13.10.2024 ShKShMK, pas një thirrje tjetër nga autoritet Shqiptare ka vazhduar me kërkimin e turistit lituanez, të zhdukur me datën 05.09.2024.

Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit .

Operacioni është zhvilluar në 3 drejtime operacionale,1 nga ajri me dron dhe 2 të tjera nga toka duke e zgjëruar perimetrin e kërkimit dhe duke krehur terrenin e dyshuar sipas informacionit dhe ekpertizës së bërë nga ekspertët e telekomunikacionit nga ShKShMK dhe autoritetet përgjegjëse në Shqipëri.

Fatkeqësisht gjatë kërkimit edhe këtë herë nuk është hasur në asnjë gjurmë.

Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit