Elita e basketbollit të Kosovës vjen sot me dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë.
Vëllaznimi do të ndeshet me Golden Eagle Yllin, ku të dy skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje, kurse Proton Cable Prizreni përballet me Borën, që kanë nga një fitore e katër humbje.
Dy sfidat janë mjaft të rëndësishme për katër skuadrat, që duan të renditen sa më lartë në tabelë.
Superliga / Java 6
Të dielën takohen:
17:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
19:00 Proton Cable Prizreni – Bora. /GS