Ndahen mbi 1 milion euro për ndërtimin e rrugës Gorozhup-Pogaj

- Gazeta e Prizrenit

Ndahen mbi 1 milion euro për ndërtimin e rrugës Gorozhup-Pogaj

Një rrugë e re ndërkufitare ka nisur së ndërtuari nga Ministria e Infrastrukturës, transmeton IndeksOnline.

Fshatarët Gorozhup dhe Pogaj, njëri në territor të Kosovës dhe tjetri në atë të Shqipërisë, do të lidhen së shpejti mes veti.

Rruga parashihet të jetë e gjatë 3.7 km ndërsa vlera e saj është 1 milion e 108 mijë euro.

MI-ja ka publikuar njoftimin për nënshkrimin e kontratës, ndërsa ekskavatorët kanë nisur punët.

Zv.ministri i MI-së Hysen Durmishi ka thënë se kjo rrugë është vetëm faza e parë për të vazhduar më pastaj drejt Cahanit e Krumës.

“Dikur kjo ishte arterie e rëndësishme e furnizimit me armë për ushtarët e UÇK-së, e sot po bëhet një arterie e rëndësishme që i bashkon shqiptarët. Kjo rrugë jo vetëm që e afron Krumën me Prizrenin, por do të ketë ndikim shumë të madh në zhvillimin e Hasit në Kosovë e Shqipëri”, ka thënë Durmishi.

Rikujtojmë se këto dy fshatra nuk janë larg nga pika kufitare në Vermicë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit