E hëna ka qenë e kombshme për familjet Parallangaj nga fshati Lugishtë e Hasit. Në një aksident me fatalitet mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbën jetën Ardit Asllan Parallangaj dhe Florim Selman Parallangaj, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Sipas informacioneve të portalit, ata janë kushernij mes vete.
Vdekjen e tyre e konfirmoi edhe Policia.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore”.
Referuar Policise, viktimat janë gjetur në një veturë me targa të Bosnjës.
Nga aksidenti kanë mbetur edhe tre persona të lënduar. Te vetura me targa vendore kanë mbetur dy të lënduar, ndërsa te kamioni edhe një person tjetër.