Një person është arrestuar në Suharekë nën dyshimin për kanosje ndaj gjyqtarit të çështjes gjatë seancës në terren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur të mërkurën. “Ka qenë një rast i kanosjes ndaj një gjyqtari dje. Policia e ka iniciuar rastin dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit”, tha Bytyqi.
“Pas përfundimit të seancës së terrenit rreth orës 10:33 minuta, njëri nga palët në procedurë (R.B:, ka dalur nga shtëpia e tij dhe ka filluar me sulme fizike dhe kanosje ndaj palëve pjesëmarrëse dhe ndaj Gjyqtarit të çështjes, duke e kanosur dhe fyer me fjalë të ndryshme, dhe ka tentuar të sulmoj Gjyqtaritn e çëshjes duke i’u kërkuar zyrtarëve dhe të gjithë palëve të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjyqtari i çështjes menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët brenda 5-6 minutave janë paraqitur dhe kanë vendosur situatën nën kontroll duke ndaluar personat e dyshuar”, konfirmoi Lekaj për “Betimi për Drejtësi“.
Ai shtoi se gjyqtari ka njoftuar Kryetaren e Gjykatës dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës për rastin, dhe se i njëjti ka deklaruar se nuk ndihet i rrezikuar nga ky rast dhe do të vazhdojë angazhimin e tij dhe detyrat e tij. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.