Futbollisti i Gjilanit shpallet “Ylli i javës” në Superligë

- Bota Sot

Futbollisti i Gjilanit shpallet “Ylli i javës” në Superligë

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 10-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të SC Gjilanit, Robert Rrahmani.

Rrahmani përveç se shënoi gol në përmbysjen e rezultatit, ishte shumë i rrezikshëm me pasimet e tij drejt sulmuesve gjatë tërë lojës. Ai luajti një rol të rëndësishëm në fitoren e Gjilanit kundër Llapit (2:1), përcjellë KosovaPress.

Pasi mori këtë çmim, Robert Rrahmani u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës:

“Kemi besuar që këtë ndeshje do ta fitojmë, ndonëse ishim në disavantazh. Trajneri na ka motivuar shumë. Renditja tabelare nuk është realiteti i ekipit tone. Organizimi i klubit dhe seancat stërvitore janë në perfekcion dhe presim që ta gjejmë lojën tonë. Falënderoj komisionin për vlerësimin, si dhe stafin teknik dhe bashkëlojtaret, sepse pa ta ky çmim nuk do të ishte i mundur.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së



Lexoni të gjitha në Bota Sot