Performanca i është shpërblyer Emiliano Martinez.
Portieri i Aston Villa dhe i Kombëtares së Argjentinës është shpallur fitues i çmimit "Yachine" si Portieri më i Mirë për vitin 2024.
Kjo shpallje është bërë sonte gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” në Paris, e organizuar nga "France Football".
Argjentinasi e kishte fituar çmimin edhe në vitin e kaluar.