”Një ëndërr e bërë realitet” babai i Xhakës reagon pasi djali i tij u rendit i 16-ti në lisën e Topit të Artë

- Bota Sot

”Një ëndërr e bërë realitet” babai i Xhakës reagon pasi djali i tij u rendit i 16-ti në lisën e Topit të Artë

Granit Xhaka ishte një nga të nominuarit për Topin e Artë të vitit 2024.

Futbollisti kosovar është renditur në vendin e 16-të nga France Football.

E rreth kësaj ka reaguar edhe babai i tij, Ragip Xhaka, ai këtë sukses e ka quajtur një ëndërr të bërë realitet, e ka thënë se djali i tij është shembull për të gjithë të rinjtë që synojn majat.

‘’ Sot zemra ime rreh më fort se kurrë, sepse biri im, Graniti, është renditur në vendin e 16-të për Topin e Artë. Ky është momenti kur ëndrrat tona, sakrificat dhe përkushtimi shndërrohen në një realitet. Graniti është një shembull për çdo të ri që synon majat!’’ ka shkruar ai ndër të tjera.

Tutje Ragip Xhaka e falënderuar Granitin që e bën krenar çdo dite.



Lexoni të gjitha në Bota Sot