Tifozi i propozon Tiranës zgjidhjen e problemit

- Bota Sot

Tifozi i propozon Tiranës zgjidhjen e problemit

Vlora, Korça dhe tani Lushnja, Tirana duket se ka marrë me radhë stadiumet  e Shqipërisë në këtë sezon.

Një “telenovelë” me disa seri kjo për bardheblutë që kërkojnë javë pas jave stadium të lirë për të zhvilluar ndeshjet si pritëse.

Ende klubi kryeqytetas nuk ka arritur të gjejë një stadium bazë për të zhvilluar ndeshjet e këtij sezoni, duke u kthyer në një problem për ekipin. Në postimin e fundit nga bardheblutë, ku zbulojnë axhendën e Klasikes së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, një tifoz ka bërë “propozimin” e veçantë.

Në koment një tifoz me emrin “Patrioti Shqiptar” shkruan: “Investoni te kompleksi ‘Skënder Halili’ se nuk i dihet sa zgjat historia me ‘Selman Stermasin’!

Thirrini mendjes sa sështë vonë!”, shkruhet në koment. Kujtojmë se dueli mes Tiranës dhe Vllaznisë do të luhet ditën e nesërme në "Roza Haxhiu" në orën 14:00 dhe është i vlefshëm për javën e 11-të të Superiores.



Lexoni të gjitha në Bota Sot