Policia kapë kokainë në vlerë rreth 10 mijë euro

- Gazeta e Prizrenit

Policia kapë kokainë në vlerë rreth 10 mijë euro

Policia e Kosovës sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Graçanicë, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gramë pluhur i bardhë, në formë të ngurtë, i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth dhjetë mijë euro.

“Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar :

  1. 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
  2. Një veturë,
  3. Para kesh 200 euro dhe
  4. Një telefon celular” thuhet në njoftim policor.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit