Babai i djalit të hasretit, që dyshohet se u vra nga “Kobra”: Arma nuk përdoret në vëlla

- Gazeta e Prizrenit

Babai i djalit të hasretit, që dyshohet se u vra nga “Kobra”: Arma nuk përdoret në vëlla

Dibran Hoxha, biznesmeni i njohur si “Kobra”, ka dalë sot para drejtësisë në Hajvali. “Kobra” akuzohet për vrasjen e Visart Cengut.

E babai i viktimës ishte i pranishëm në gjykatë. Teksa ishte përballë,  njeriut i cili dyshohet se ia vrau djalin e hasretit,  thotë se arma nuk përdoret në vëlla.

“Jam ushtarak prej viteve 90-të deri sot. Arma nuk përdoret kurrë në vëllain e vet, në njerëzit e vet. Jemi të përgatitur në të tjera gjëra”, tha ai.

Ndryshe në orët e para të 3 janarit 2023, në lokalin “Kobra City” kishin ndodhur të shtëna me armë ku i vdekur kishte mbetur  Visart Cengu.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit