Shkon në 63 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

- Bota Sot

Shkon në 63 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën në përmbytjet më vdekjeprurëse që kanë goditur Spanjën në tri dekada pasi shiu i rrëmbyeshëm goditi rajonin lindor të Valencias të martën, duke lënë rrugë dhe qytete nën ujë, thanë autoritetet lokale të mërkurën.

Shpëtuesit duke përdorur gomone punuan edhe natën për të shpëtuar njerëzit e bllokuar, teksa pamjet televizive nga qyteti Utiel shfaqën shërbimet e urgjencës që punonin për të arritur te zonat e goditura, raporton Reuters.

“Për ata që në këtë moment ende kërkojnë të dashurit e tyre, e gjithë Spanja qan me ju”, ka thënë kryeministri Pedro Sanchez në një fjalim televiziv.

“Fshatrave dhe qyteteve të shkatërruara nga kjo tragjedi u them të njëjtën gjë: Së bashku do të rindërtojmë rrugët, sheshet e urat tuaja”, shtoi ai.

Carlos Mazon, udhëheqësi rajonal i Valencias, një nga rajonet më të rëndësishme bujqësore të Spanjës, ka thënë se disa njerëz mbetën të izoluar në vende të paarritshme si shkak i përmbytjeve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot