Aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të “Trepçës”, pezullohen nga puna

- Gazeta e Prizrenit

Aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të “Trepçës”, pezullohen nga puna

“Trepça” ka njoftuar se 12 punëtorë janë pezulluar nga puna pasi u është ngritur aktakuzë.

“Më 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H dhe z.Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:6584 të kryeshefit ekzekutiv të “Trepça” Sh.A. pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të “Trepça”-s Sh.A” thuhet në njoftimin e “Trepçës”./IO



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit