Stadiumi më i madh në botë, arena 115 mijë vendëshe do të ndërtohet për Kupën e Botës

- Gazeta e Prizrenit

Stadiumi më i madh në botë, arena 115 mijë vendëshe do të ndërtohet për Kupën e Botës
“Botërori 2030” duket larg, por që tani ka nisur një garë e fortë se cili vend do të presë finalen e këtij turneu.

FIFA vendosi që ai të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, megjithëse nisja do të bëhet nga Amerika e Jugut, ku Argjentina, Paraguai dhe Uruguaji do të presion nga një ndeshje për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Parë të Botës.

Kështu, Maroku ka vendosur të sfidojë Spanjën për organizimin e finales së madhe, me “iberikët” që kanë propozuar impianin legjendar por të rinovuar dhe modernizuar “Santiago Bernabeu”, ndërsa marokenët kanë prezantuar projektin e ri të stadiumit që do të jetë më i madhi në botë.

Lexo edhe:

Ai pritet të ndërtohet në Kasablanka dhe do të ketë një kapacitet prej 115 mijë spektatorësh.

Sipas parashikimeve të qeverisë së Marokut, ky impiant do të jetë gati për të pritur ndeshje në fund të vitit 2027 ndërsa do trë marrë emrin “King Hassan II”.

Me këtë stadium që llogaritet të kushtojë më shumë se 500 milion euro, marokenët pretendojnë të kalojnë Spanjën në garën për të marrë finalen e “Botërorit 2030”. /abcnews.al

P. S Fotoilustrim



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit