Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e Stambollit

- Bota Sot

Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e Stambollit

President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka paditur liderin kryesor të opozitës dhe kryetarin e Stambollit për deklarata që ai i ka cilësuar si shpifje, raportoi agjencia e lajmeve, Anadolu. Këto deklarata, sipas padive, ishin bërë gjatë një tubimi protestues një ditë më parë.

Të dorëzuara më 1 nëntor, dy paditë e ndara janë ngritur ndaj Ozgur Ozel, kreut të Partisë Popullore Republikane (CHP), dhe kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Njëra padi akuzon Ozelin për “ofendim publik të presidentit” dhe për “kryerjen e krimit ndaj reputacionit dhe nderit të zyrës së presidentit”.

Tjetra padi pretendon se Imamoglu kishte bërë “akuza të pabaza, përfshirë shpifje, që shkelin të drejtat e Erdoganit” dhe se ai “ka vepruar kështu me qëllim që ta poshtërojë presidentin para publikut”.

Secila padi kërkon 30.000 dollarë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga të akuzuarit.

Këto padi kanë për bazë deklaratat e bëra nga këta dy politikanë gjatë një proteste të enjten në Stamboll, pasi të mërkurën policia kishte arrestuar kryetarin e qarkut Esenjurt të Stambollit, nën pretendime se kishte lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, parti e ndaluar në Turqi.

Nuk është e qartë se cilat deklarata nxitën këto padi, por Ozer, i cili mori udhëheqjen e CHP-së një vit më parë, u përgjigj menjëherë.

Erdogani “pretendon se është ofenduar, por asnjë ofendim nuk është bërë. Ai tenton ta bëjë veten viktimë… dhe ai është që ofendoi dhe viktimizoi Esenjurtin” duke arrestuar kryetarin, tha ai për gazetarët.

Imamaoglu, i cili u zgjodh kryetar i Stambollit më 2019, shpesh portretizohet si rivali më i madh politik i Erdoganit dhe pritet që të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Ai konsiderohet si një nga politikanët më popullor në Turqi.

Dy vjet më parë, Imamogu ishte paditur për shpifje, pasi i kishte përshkruar zyrtarët zgjedhorë të Stambollit si “idiotë” gjatë zgjedhjeve për kryetar të Stambollit më 2019.

Një gjykatë e gjeti atë fajtor dhe e dënoi me pothuajse tre vjet burgim dhe e ndaloi që të merrte pjesë në jetën politike gjatë kohëzgjatjes së dënimit. Ky vendim u dënua nga komuniteti ndërkombëtar.

Imamoglu e ka apeluar këtë vendim, teksa ka vazhduar të shërbejë si kryetar i Stambollit.

Atëbotë, Erdogani kishte insistuar se nuk kishte gisht në këtë rast./REL/



Lexoni të gjitha në Bota Sot