Trepça largon nga puna përkohësisht një punëtor: Mori 194 ditë pushim mjekësor

- Bota Sot

Trepça largon nga puna përkohësisht një punëtor: Mori 194 ditë pushim mjekësor

Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna përkohësisht një punëtor me inicialet V.M.

Siç thuhet në njoftim i njëjti ka keqpërdorur pushimin mjekësor përgjatë tri viteve të fundit dhe i njëjti ka qëndruar 194 ditë.

“ Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-212 I PUNËS neni 59 paragrafi 4 cek se:

– I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor sipas paragrafit 3. të këtij neni në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune. Po ashtu neni 66 paragrafi 4 i Rregullores për marrëdhënie punës për punëtoret e Trepça Sh.A cek se:

– I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor sipas paragrafit 3. të këtij neni në kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune.  Në këtë rast, z.V.M. ka keqpërdorur pushimin mjekësor kur vetëm në vitin 2024 i njëjti ka munguar 194 ditë pushim mjekësor, kështu i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot