Posterët Trump-Grenell në Prishtinë, vjen reagimi nga Gjuriq

- Bota Sot

Posterët Trump-Grenell në Prishtinë, vjen reagimi nga Gjuriq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka quajtur “qesharake” vendosjen e disa posterëve dje në Prishtinë – nuk dihet nga kush – me fotografi të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe ish-emisarit Richard Grenell.

Gjuriq i dha kahje politike duke thënë se vendosja e atyre posterëve “tregon që Prishtina është panik”.

“Sa i përket politikës së administratës së ardhshme amerikane, më ishte pak qesharake kur pashë se sa në panik në Prishtinë kishte postera me figurat e Trump dhe Grenellit.

Për ne është e rëndësishme që zëri që lidhet me pozitën e serbëve të dëgjohet më shumë. Komuniteti ndërkombëtar është në një provë të madhe kur është fjala për Kosovën”, ka thënë Gjuriq në “Tv Pink”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot