Themeluesi i restoranteve ‘Te Halimi’, Halim Gashi është ndarë sot nga jeta, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët në rrjete sociale, e po ashtu edhe restoranti.
“Me pikëllim të thellë dhe një dhimbje të madhe në zemër, ju informojmë se themeluesi i Te Halimi, z. Halim Gashi, ka ndërruar jetë.
Ndarja e tij nga kjo botë ka lënë një boshllëk të thellë, por emri i tij do të jetojë përherë në kujtesën tonë. Për çdo njërin prej nesh, z. Halimi ka qenë simbol i mikpritjes dhe ngrohtësisë, duke hapur dyert e shtëpisë së tij dhe shërbyer me pasion e përkushtim mijëra mysafirëve.
Figura jote, z. Halim, do të mbetet e paharruar dhe e paimitueshme përgjithmonë.
Me mirënjohje dhe respekt të përjetshëm, do të vazhdojmë t’a nderojmë dhe t’a ruajmë emrin tuaj.”