Zelensky komentoi sulmin e fundit të Moskës: Shumica e 188 dronëve rusë nuk ia arritën objektivat

- Bota Sot

Zelensky komentoi sulmin e fundit të Moskës: Shumica e 188 dronëve rusë nuk ia arritën objektivat

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky foli për sulmin e fundit me dron të kryer nga forcat ruse.

Ai e quajti këtë sulm si rekord, duke marrë parasysh numrin e dronëve të lëshuar, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së sanksioneve teknologjike ndaj Rusisë.

Ushtria ruse vazhdon fushatën kundër shtetit ukrainas duke kryer sulme masive me dronë dhe raketa lundrimi në infrastrukturën energjetike.

Sulmi i mbrëmshëm, i cili u krye me numër rekord të dronëve, u komentua edhe nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Mbrëmë Rusia sulmoi Ukrainën, duke lëshuar një numër rekord të dronëve, deri në 188 të tillë, kundër popullit tonë. Dua të falënderoj mbrojtësit tanë që zmbrapsën sulmin. Rreth 80 dronë u rrëzuan dhe më shumë se 90 humbën për shkak të një gabimi udhëzues”, ka shkruar ai.

Presidenti ukrainas u bëri thirrje edhe një herë të gjitha vendeve të vendosin një regjim më të rreptë sanksionesh kundër kompanive që vazhdojnë të furnizojnë makineritë ushtarake ruse me komponentë dhe çipa.

Sipas presidentit ukrainas, secili prej dronëve rusë përmban më shumë se 85 çipa, mikroçipa dhe komponentë elektronikë të prodhuar nga jashtë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot