Sulmi në Ibër Lepenc, Shormaz-Vuçiqit: Si mund të mos jesh i dyshuar pas rastit të Banjskës

- Bota Sot

Sulmi në Ibër Lepenc, Shormaz-Vuçiqit: Si mund të mos jesh i dyshuar pas rastit të Banjskës

Dragan Shormaz, ish-bashkëpartiak i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj distancimit të tij rreth sulmit terrorist në Ibër Lepenc.

Shormaz thotë se Vuçiq mohon çdo lidhje me këtë akt, ashtu siç mohoi edhe sulmin terrorist në Banjskë, ndërsa u jep të drejtë dyshimeve rreth involvimit të Beogradit zyrtar, pasi Milan Radoiçiq, kryeorganizatori i sulmit të 24 shtatorit 2023, ende nuk është dorëzuar apo gjykuar.

“Vuçiqi dhe grupi tij justifikohen: ‘Nuk jemi ne, nuk është Serbia!’ Po si mund të mos jesh i dyshuar pas Banjskës, kur ende nuk e ke dorëzuar as Radoiçin dhe nuk e ke gjykuar!

Kush do të të besojë kur tregove se je i gatshëm për gjithçka që të ‘fshehësh’ përgjegjësinë për 15 të vdekur!” – shkroi ai në “X”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot