Presidenti i ri i Këshillit Evropian mbërrin në Kiev

- Bota Sot

Presidenti i ri i Këshillit Evropian mbërrin në Kiev

Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Marta Kos, Komisionerja e BE-së për Zgjerim dhe Antonio Costa, Presidenti i Këshillit të Evropës, kanë arritur sot në Kiev për një vizitë.

Kallas ka njoftuar në rrjetin social X se kjo është vizita e saj e parë, nga ku bëri të qartë se Bashkimi Evropian dëshiron që Ukraina ta fitojë këtë luftë.

“Do të bëjmë gjithçka që nevojitet që të arrihet kjo”, theksoi Kallas me të arritur në kryeqytetin ukrainas.

Costa, tha se BE-ja ka qenë në anën e Ukrainës që nga dita e parë e luftës.

“Nga dita e parë e mandatit tonë, kemi riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për popullin ukrainas”, shtoi ai. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot