Lojtari i Ndeshjes është shpallur Pano Qirko. Gardiani i Partizanit priti penalltinë në minutat e fundit duke u kthyer në ‘heroi’ e të kuqve. ‘Demat ia arritën të merrnin një pikë vetëm falë duarve të Panos, që bëri dhe kërcime e pritje të tjera spekatakolare e me meritë mori çmimin individual.
“Gota gjysëm plot-gjysëm bosh këto momente të penalltive. Mendoj që e pret portieri në të tilla raste. Falenderoj për komplimentet.
Mundohemi dita-ditës të përmirësohemi. Me punë arrihet çdo gjë. Të them të drejtën kemi marrëdhënie shumë të mira të gjithë. Pimë kafe bashkë, argëtohemi. Me të gjithë mbrojtësitë ndihem shumë mirë.
Ndikon dhe kompleksi që kemi. Penaltia është pjesë e lojës. Falenderoj Zotin për mundësinë që më dha. Është momenti kulminant. T
ë mos humbasësh derbin t’a jep mundësinë vetëm një çast i tillë dhe jam i gëzuar që e përjetova. Prekën e kam bablok.”, u shpreh portieri Qirko.