City rivalizon Liverpoolin për transferimin e mbrojtësit holandez

- Bota Sot

City rivalizon Liverpoolin për transferimin e mbrojtësit holandez

Manchester City është futur në një krizë sportive, ku nuk fiton prej shtatë ndeshjeve, duke humbur gjashtë prej tyre përfshirë katër radhazi në Ligën Premier.

Pep Guardiola ka konfirmuar se kjo krizë ka ardhur edhe falë lëndimeve të shumta që ka pasur në skuadrën e tij.

Në afatin kalimtar të janarit City dëshiron të përforcohet dhe mbrojtja është pika e dobët e tyre.

Mbrojtësi holandez Jeremy Frimpong është një objektiv i madh i Cityt, me holandezin që po shkëlqen me Bayer Leverkusenin.

23-vjeçari ka qenë pjesë e Akademisë së Cityt nga viti 2016 deri në vitin 2019, por pa arritur të bëj debutimin me ekipin e parë.

Pep Guardiola e vlerëson shumë holandezin dhe dëshiron transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Leverkusen e vlerëson yllin holandez 50 milionë euro, derisa në garë fuqishëm është edhe rivali i Cityt, Liverpooli.



Lexoni të gjitha në Bota Sot