Media serbe ka dy fjalë për Kosovare Asllanin dhe komenton debaklin e Serbisë

- Bota Sot

Media serbe ka dy fjalë për Kosovare Asllanin dhe komenton debaklin e Serbisë

Shqiptarja me zemër të madhe nga Kosova, Kosovare Asllani, sonte me Suedinë i shkaktuan debakël me rezultat 6:0 Serbisë, në ndeshjen e kthimit të finales së play-off-it për kualifikimin në Kampionatin Evropian. 

Ndeshja u zhvillua në Stokholm. 

Ndeshjen e parë e fitoi Suedia në Leskovc me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 8:0 eliminoi serbet.

“Në minutën e 19-të, Suedia udhëhoqi me 2:0! Kosovare Asllani ka shënuar. Kapitenja e Suedisë ishte në vendin e duhur dhe e shtyu topin në rrjetë”, shkruan mes të tjera media serbe “Blic”.

“Përveç atyre gjashtë golave, Suedia kishte më shumë raste, por Sara Cetinja arriti të parandalonte një disfatë edhe më të thellë me mbrojtjet e saja”, ka shkruar mes të tjera media serbe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot