Fejzuli nga Sllupçani pjesë e Kombëtares shqiptare U18

- Bota Sot

Fejzuli nga Sllupçani pjesë e Kombëtares shqiptare U18

Talenti i Rabotniçkit nga Shkupi, djaloshi nga Sllupçani i komunës së Likovës, Nexhat Fejzuli është përzgjedhr nga kombëtarja U18 e Shqipërisë në seleksionimet që u bën sot në “Shtëpinë e futbollit” në Tiranë. Ai e kaloi me sukses provën. Fejzuli luan në pozitën e sulmuesit.

Në seleksionime kanë marrë pjesë rreth 100 të rinjë të vitit të lindjes 2007 që luajnë në Europë dhe SHBA.

Fejzuli për Open-TV ka folur për emocionet e tij lidhur me pranimin te Shqipëria U18.

“Jam shumë i emocionuar. Ia vlen të luaj për kombin tim, do ta jap maksimumin. Për mua është nder dhe krenari të vesh fanellën kuqezi. Pastaj është ëndërr e çdo futbollisti të luash për ngjyrat e flamurit më të bukur në botë”, tha Fejzuli.

Kujtojmë se, ai më herët ishte grumbulluar me Maqedoninë e Veriut U18.

Fejzulli karrierën e ka nisur që në moshën 5 vjecare te shkolla e futbollit “Viktoria” nga Sllupçani, ku për trajner e ka pasur prof. Naser Ajdinin. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot