Zhduket mbrojtësi në Ekuador

- Bota Sot

Zhduket mbrojtësi në Ekuador

Në Ekuador ka një shqetësim të madh për gjendjen e Pedro Pablo Perlaza, një futbollist 33-vjeçar dhe mbrojtës i Delfin. Ai u rrëmbye të dielën në mbrëmje në një lagje në bregdetin e Esmeraldas, qyteti ekuadorian ku ka lindur.

Katër burra e bllokuan dhe e morën me makinë. Një rrëmbim i vërtetë për mbrojtësin e djathtë që ishte shumë i njohur në vendlindjen e tij: që nga ajo kohë nuk ka më asnjë lajm prej tij.

“Rasti është tashmë në duart e njësisë së policisë kundër rrëmbimit dhe zhvatjes, e cila mori një telefonatë nga familja e Perlazës”, njoftuan autoritetet.

Zona ku ndodhi episodi rezulton të jetë një nga më të rrezikshmet në vend, në mes të luftës së qeverisë kundër trafikut të drogës. Ngjarja, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, pati një mbulim të madh mediatik në Ekuador. Frika është se rrëmbimi është organizuar nga narko trafikantë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot