Dominon Interi

- Bota Sot

Dominon Interi

Është zhvilluar mbrëmjen e djeshme ceremonia “AIC Football Grand Gala”, që ka vlerësuar lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar në kampionatin italian!

Gjatë edicionit të dymbëdhjetë të këtij eventi, u zbulua formacioni ideal i sezonit të kaluar. Siç pritej, ekipi më i përfaqësuar ishte Interi, skuadra që fitoi titullin kampion: shtatë lojtarë, nga të cilët dy nga çdo repart plus portieri Sommer dhe trajneri Simone Inzaghi është përzgjedhur si tekniku më i mirë.

Bologna me dy lojtarë, Atalanta dhe Torino janë klubet e tjera të pranishme në formacionin më të mirë, megjithëse të gjithë lojtarët janë shitur në merkaton e kaluar të verës.

Më poshtë janë 11 më të mirat, të rreshtuar me një ofensivë 4-3-3 dhe të shpërblyer gjatë eventit të mbajtur në Milano.

Formacioni më i mirë:

SOMMER, BELLANOVA, BASTONI, CALAFIORI, DI MARCO, KOOPMEINERS, BARELLA, CALHANOGLU,

THURAM, MARTINEZ, ZIRKZEE

Lautaro Martinez është zgjedhur lojtari i vitit në Serinë A, ndërsa Interi klubi i vitit. Daniele Orsato është shpallur gjyqtari i vitit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot