Bujamin Asani ka shënuar një eurogol në ndeshjen e sotme të xhiros së 9-të në Ligën Komunale të Futbollit- “Kisella Voda” ose Liga e Katërt sipas renditjes së garave. Ai shënoi një gol që ishte një kryevepër e vërtetë dhe që me siguri do të mbahet mend gjatë në futbollin vendor.
Në këtë ndeshje, Studeniçani fitoi me rezultat 1:4 ndaj Pobedës në Lisice të Poshtme, ndërsa goli i fundit ishte kjo kryevepër e 36-vjeçarit, kapiten i ekipit. Bujamin Asani është emër i njohur në futbollin vendor.
Golat e tjerë për Studenicanin i shënuan Sabri Aliu (1) dhe Zejdi Shabani (2).
Studeniçani është kampion vjeshtor me 24 pikë, me tetë fitore nga po aq ndeshje dhe me goldallim impresiv 48-1.
Në sezonin e ri, Studeniçani është favorit kryesor për të fituar vendin e parë, dhe pritet të luaj në balotazh të ri për të hyrë në Ligën e Tretë – Veri, pasi sezonin e kaluar nuk e kaloi balotazhin.