Trajneri i Olympique Marseille, Roberto de Zerbi, nuk e përjashton mundësinë e nënshkrimit me Paul Pogba-n.
Sulmuesi francez tashmë është një lojtar i lirë pasi pak ditë më parë ndërpreu kontratën me Juventusin.
Pogba mund të rikthehet në fushën e blertë pasi dënimi i tij për doping nga katër vjet është ulur në 18 muaj.
Pogba është lidhur me transferimin tek klubi francez, Marseille.
“Më pëlqejnë lojtarët e fortë, por për momentin nuk ka asgjë”, ka thënë De Zerbi për mediet franceze.