Inter dhe Juve përfundojnë te e dyta

- Bota Sot

Inter dhe Juve përfundojnë te e dyta

Botërori i Klubeve që zhvillohet për herë të parë me formatin me 32 skuadra në verën e vitit 2025, do të mësojë ndarjen e fazës në grupe këtë të enjte me shortin që do të organizohet nga FIFA.

Kjo e fundit ka bërë sot ndarjen e skuadrave në vazo për këtë short dhe ka bërë lëmsh skuadrat europiane, pasi i ka ndarë në dy vazo, duke rrezikuar përballje shumë të forta. Rregullorja e shortit parashikon që nuk do të ketë në të njëjtin grup skuadra që i përkasin të njëjtit shtet.

Sipas rregullores së aktivitetit, vetëm dy skuadrat e para nga secili prej 8 grupeve, do të vazhdojnë në fazën me eliminim direkt të turneut i cili do të zhvillohet një herë çdo katër vite.

VAZOT

VAZO 1: Real Madrid, Bajern Mynih, Mançester Siti, PSG, Flamengo, Palmeiras, River Plejt, Fluminense.

VAZO 2: Çelsi, Borusia Dortmund, Inter, Porto, Atletiko Madrid, Benfika, Juventus, Salcburgo

VAZO 3: Al-Hilal, Ulsan HD, Al Ahli, Monterrej, Leon, Uidad Kazablanka, Boka Zhuniors, Botafogo.

VAZO 4: Uraua Red Dajmonds, Al-Ain, ES Tunis, Siatëll Saunders, Inter Majemi, Okland Siti, Mamelodi Sandauns, Paçuka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot