Christensen i mungon Barcelonës

- Bota Sot

Christensen i mungon Barcelonës

Andreas Christensen është “zhdukur nga radarët”. Mbrojtësi qendror (i përdorur gjithashtu si mesfushor) i Barcelonës, i cili ka qenë i padobishëm që nga 24 gushti për shkak të një problem, që e detyroi të kryente ndërhyrje kirurgjikale, ka dhënë një intervistë për “TV 2 Sport”.

Aty tregoi momentin që po kalon: “Jam kthyer në fushë dhe ky është hapi i parë. Më pas duhet të ndjehem rehat për të vazhduar me ngarkesat fizike. Sidoqoftë, ndjehem mirë dhe shoh se përfundimisht jam në rrugën e duhur”.

Danezi 28-vjeçar ka vazhduar: “Nuk e mbaj mend fare herën e fundit kur luajta pa dhimbje. Do të thoja se kam qenë shumë mirë vetëm në sezonin tim të parë te Barcelonë, pra më 2022-2023. Jam i inatosur me veten time, me skënd tjetër për dëmtimin.

Ndoshta duhej ta dëgjoja trupin tim më herët dhe ta bëja operacionin më herët, por nga ana tjetër ne duam të luajmë gjithmonë. Kam mësuar se duhet të kujdesesh për trupin kur ka nevojë, duhej ta bëja atë më herët, gjatë sezonit të kaluar. Mendoj se të gjithë e dinë që kam luajtur me dhimbje për një kohë”.

Sa i përket Barcelonës së re të Hansi Flick, ish-lojtari i Chelsea ka deklaruar: “Jam i lumtur për ekipin, sepse po fiton, por sigurisht do doja të isha pjesë e tij. I shikoj nga shtëpia, ndërsa do të doja të isha në fushë, prandaj është e vështirë. Ditët janë më të gjata sepse nuk po bëj atë që doja vërtet të bëja”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot