Barcelona ia vendos çmimin De Jongut, ‘çmenden’ tifozët

- Bota Sot

Barcelona ia vendos çmimin De Jongut, ‘çmenden’ tifozët

Po raportohet se Frenkie de Jong është vënë në shitje nga Barcelona dhe tifozët nuk po mund ta besojnë se për çfarë shume ai mund të largohet gjatë verës.

De Jong i cili iu bashkua Barçës nga Ajaxi në verën e vitit 2019, nuk është më ndër zgjedhjet e preferueshme të Hansi Flick për mesfushën e blaugranasve.

Mediumi spanjoll SPORT ka raportuar se gjiganti katalunas është i gatshëm ta lë të largohet mesfushorin holandez gjatë muajit janar.

Besohet se Barcelona do ta lë të lirë De Jongun për shumën e 20 milionë eurove.

Holandezi ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, por klubi dëshiron ta evitojë skenarin që ai të largohet si lojtar i lirë, pasi ende s’ka bisedime për ta vazhduar kontratën.

Kjo shumë e kërkuar nga Barcelona po konsiderohet shumë e vogël nga tifozët e klubit blaugran, dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

De Jong i ishte bashkuar gjigantit katalunas për shumën e 75 milionë eurove nga Ajaxi.

27-vjeçari ishte i rregullt dhe i palëkundur në formacionin e Barcelonës, mirëpo tash e një kohë lëndimet nuk po e lënë të qetë.

Manchester United ishte tejet i interesuar për shërbimet e tij para një viti, derisa po konsideronin të ofronin edhe më shumë se 100 milionë euro, mirëpo që Barcelona nuk i kishte dëgjuar fare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot