Gjilani kërkon fitore ndaj Lirisë

- Bota Sot

Gjilani kërkon fitore ndaj Lirisë

Mesjava është e rezervuar për ndeshjet e Kupës së Kosovës, me ç’rast shorti ka vënë përballë ekipin e Gjilanit me atë të Lirisë.

"Në 1/16 e finales, ‘kuqebardhët’ e Ardian Nuhiut do të takohen me Lirinë e Prizrenit, skuadër kjo e cila aktualisht bën gara në Ligën e Parë të futbollit kosovar, në grupin A.

Shorti i kupës vuri në përballje dy klubet emblematike të futbollit kosovar të cilat ishin ndeshur disa herë përgjatë historisë.

Në edicionin e shkuar dy skuadrat u përballën katër herë në kampionatin elitar të futbollit kosovar me skuadrën e Gjilanit që fitoi katër ndeshjet.

Përballja e radhës do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin ndihmës në Gjilan me fillim nga ora 12:00", njofton SC Gjilani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot