Kosovare Asllani ka këtë mesazh pasi eliminoi Serbinë

- Bota Sot

Kosovare Asllani ka këtë mesazh pasi eliminoi Serbinë

Kombëtarka e Suedisë sonte triumfoi bindshëm 6:0 ndaj asaj të Serbisë.

Suedia fitoi ndeshjen 6-0 për t’u kualifikuar në EURO 2025 në konkurrencën e femrave, që mbahet në Zvicër.

Në ndeshjen e sontme, golashënuese ishte edhe kapitenia, Kosovare Asllani, e cila gjeti rrugën e golit në minutën e 19-të.

Ajo pas ndeshjes e postoi një foto në rrjeter sociale, duke shkruar “Shihemi në Zvicër më 2025”.

Suedia kaloi tutje pasi fitoi 8-0 pas dy ndeshjeve. Paraprakisht kishte fituar 2-0 në Leskovc më 29 nëntor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot