Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur konkurs për mësimdhënësit që dëshirojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie.
Në një postim ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ky është hap i rëndësishëm drejt avancimit të performancës së mësimdhënësve.
“Në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimit të performancës së tyre kemi hapur sot thirrjen për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie”.
“Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim”, ka thënë Nagavci.
Thirrja vlen për mësimdhënësit e profileve si më poshtë:
Aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-kosova nga sot deri më 19.12.2024. Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës.