Policia jep detaje për rastin e kapjes me granatë të një personi në një restorant në qendër të Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Policia jep detaje për rastin e kapjes me granatë të një personi në një restorant në qendër të Prizrenit

Sot, ( 04.12.2024) rreth orës 15:30, Policia  ka marrë informatën se një dyshuari (mashkull /shqiptar 22 vjeçar), ndodhet në një restorant në qendër të Prizrenit dhe në gjepin e xhaketës  mban një mjet të dyshuar, të jetë granatë dore, raporton Gazeta e Prizrenit.

Zëdhënësi rajonal i Policisë,  Shaqir Bytyqi tha se patrulla policore menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka arrestuar të dyshuarin dhe mjetin ta siguroj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, të cilët i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Albin Kadrija, i njohur si ‘Giga i Vogël’.

Policia njoftoi se lidhur me rastin janë informuar hetuesit Rajonal si dhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit iniciohet rasti,  gjithashtu është informuar edhe FSK. /Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit