Tifozët braktisin stadiumet e “elitës”

- Bota Sot

Tifozët braktisin stadiumet e “elitës”

Kushdo që nuk e ndjek kampionati shqiptar, duke parë vetëm tabelën e renditjes logjikisht do të mendonte:

“Sa garë emocionuese dhe interesante”. Të kundërtën shprehën tifozët e klubeve të Superiores, që vendosën t’i braktisin ndeshjet e javës së kaluar si shumë të tjera.Numri i tifozëve në javën e 17-të preku fundin. Pesë ndeshjet e luajtura kishin më pak se 2500 të pranishëm në total. Secili stadium ishte i mbushur afërsisht me 5% të kapacitetit.

Fillimi i çdo takimi në Tiranë, Shkodër, Laç, Rrogozhinë dhe Ballsh, të përcillte ndjesinë se po luhej në fusha të dënuara pa praninë e tifozëve. Ndërkohë që sfidat u zhvilluan të dielën dhe të hënën, ditë kjo pushimi zyrtar.

Bileta për të parë një ndeshje kushton shpesh herë më e lirë se ajo në kinema, por këto të fundit shesin më tepër dhe gjenerojnë më shumë të ardhura çdo ditë. Ndërkohë bëhet fjalë për elitën e futbollit shqiptar, megjithëse grumbullohen më pak tifozë se në Kategorinë e Parë.

Futbolli humbet vlerën pa tifozët, për të cilët dhe luhet. Kështu harrohet se në një kampionat me dhjetë skuadra, gjysma po luftojnë për vendin e parë dhe pjesa tjetër për t’ju larguar fundit.

Braktisja e klubeve lokale dhemb për të ardhmen e futbollit në Shqipëri. Nuk jemi në karantinë, nuk ka stadiume të pezullara dhe pse ashtu duket, për kë luhet Superiorja?



Lexoni të gjitha në Bota Sot