Çfarë ka ndryshuar te Barella pas 5 vitesh?

- Bota Sot

Çfarë ka ndryshuar te Barella pas 5 vitesh?

Nicolò Barella, mesfushori i Interit, ka dhënë një intervistë të gjatë për mikrofonat e DAZN, duke filluar nga një agjendë e vjetër që i kishte dhënë gazetarja e këtij kanali në vitin 2019 dhe ku ai kishte shkruar ëndrrat e tij:

“Njëra ishte të fitonim titullin, kemi arritur dy, kështu që e kemi realizuar në mënyrë të shkëlqyer. Tjetra ishte të fitonim një Botëror, por tani do ta ndryshoj dhe do të shkruaj të luaj një Botëror, pasi nuk e kam pasur atë fat ose aftësinë. Shpresoj që kjo kënaqësi të vijë shpejt, pastaj për ta fituar do ta lëmë gjithmonë si ëndërr atje në sirtar”.

Çfarë ka ndryshuar te Barella pas 5 vitesh?

Te jeta private, padyshim që jam më shumë në familje. Për futbollin mund të thuhet se ka ndryshuar mënyra se si e jetoj, kam gjithmonë dëshirën për të fituar, për të treguar vlerën time në fushë, por tani me pak më shumë qetësi dhe më pak arrogancë. Krahasuar me më parë, tani mendoj më shumë për të ndihmuar skuadrën dhe shokët e skuadrës sesa për suksesin personal.

Më i ri mund të mos e kisha këtë mendim. Më pëlqen kjo, ndoshta edhe njerëzit e kanë vënë re. Përshtypja ime është që tani dua të argëtohem 100%. Po plakem, vitet kalojnë, fatkeqësisht gjithë kjo do të mbarojë, prandaj përpiqem ta shijoj sa më shumë që mundem.



Lexoni të gjitha në Bota Sot