Manchester United transferon lojtarin e parë nën epokën e Ruben Amorim

- Bota Sot

Manchester United transferon lojtarin e parë nën epokën e Ruben Amorim

Manchester United është shumë pranë sigurimit të nënshkrimit të Diego Leon, një mbrojtës i majtë vetëm 17 vjeç, i cili aktualisht luan për Cerro Porteño.

Konsideruar si një nga talentet më premtuese në futbollin e Amerikës së Jugut, León ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, por “Djajtë e Kuq” duket se kanë fituar garën për shërbimet e tij.

Sipas raportimeve, marrëveshja është pothuajse e përfunduar, me një tarifë prej 5 milionë dollarësh plus bonuse, ndërsa Jason Wilcox po mbikëqyr detajet përfundimtare të transferimit.

Negociatat për pagën dhe kushtet e kontratës së León janë ende në zhvillim, por duket se gjithçka po shkon drejt finalizimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot