Kurti e Aliu përurojnë rrugën me “moshën” gati sa pavarësia e Kosovës, tregojnë pse kishte vonesa deri tash

- Bota Sot

Kurti e Aliu përurojnë rrugën me  “moshën” gati sa pavarësia e Kosovës, tregojnë pse kishte vonesa deri tash

Është përuruar rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur një projekt të rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe ekonominë e vendit.

Në përurimin e këtij segmenti rrugor ka qenë prezent edhe kryeministri Albin Kurti i cili ka thënë se ky projekt është tejet rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe ekonominë e vendit.

Kurti ka thënë se rruga po bëhet duke shtuar se kjo rrugë ka filluar në vitin 2009 dhe pothuajse e ka moshën e pavarësisë së Kosovës. Sipas tij është dashur që të ndërrohet operatori ekonomik ne mënyrë qe të ecet përpara.

Ndërkohë, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka treguar për nënshkrimin e një marrëveshje me Fondin OPEC prej 15 milion eurosh për vazhdimin e rrugës prej Smrekonicës deri në Mitrovicë. Ai tha se segmenti i përuruar sot ka një rëndësi të veçantë sidomos për qytetarët e Vushtrrisë dhe Mitrovicës por edhe të kryeqytetit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot