Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është çështje procedurale dhe nuk duhet të bëhet me konsiderata politike.
“Shprehim shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Procesi i certifikimit është një çështje procedurale që mbështetet në zgjedhjet demokratike dhe të mos bëhet me konsiderata politike.
Ne i bëjmë thirrje KQZ-së që të ruajë integritetin e procesit zgjedhor të Kosovës në bazë të procedurave të duhura ligjore.” – thuhet aty.