Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve

- Bota Sot

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të shënojë nesër një moment historik, duke festuar arritjen e 4 milionë udhëtarëve për vitin 2024. 

Për këtë rast të veçantë, do të organizohet një ceremoni në ambientet e terminalit të aeroportit, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministrave, si dhe partnerëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. 

Ky moment përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për aeroportin dhe për transportin ajror në Kosovë.

Organizatorët e ngjarjes kanë theksuar se kjo arritje reflekton rritjen e vazhdueshme të interesit për udhëtimet nga dhe drejt Kosovës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot