Papa apelon për paqë dhe angazhim

- Bota Sot

Papa apelon për paqë dhe angazhim

Në lutjen tradicionale për Krishtlindje, Papa Françesku apeloi për paqe, përkushtim dhe angazhim. Në këtë festë ai hapi edhe Portën e Shenjtë në Vatikan, që simbolizon se viti 2025 do të jetë "vit i shenjtë". Kjo Portë hapet vetëm çdo 25 vite. Papa mori pjesë edhe personalisht në lutjet festive, ndonëse është i ftohur dhe me shëndet jo të mirë. Lutja ishte në shenjë të "Portës së Shenjtë", me të cilën shënohet hapja e një "viti të shenjtë", që përshkon me shumë shpresa për paqe në botë dhe për një jetë më të mirë për të gjithë.

"Kjo është nata kur shpresojmë të hapen portat e shpresës, bekimit dhe mëshirës. Kjo është nata kur Zoti i thotë secilit: Edhe për ty ka shpresë!"

Shpresa dhe falja, pajtimi dhe raporti i ri ndaj Zotit - këto janë simbolikat e "vitit të shenjtë". Por shpresa për Papën do të thotë edhe më shumë: "Shpresa e krishterë nuk është një fund i lumtur për një fillim, është premtimi i Zotit që do të gjejmë mbështetje në këtë botë që vuan dhe rënkon. Prandaj ajo na bën thirrje që të nxitojmë, të mos vazhdojmë rutinën e zakonshme, të mos qëndrojmë në mediokritet dhe përtaci por të marrim guximin ti ndryshojmë gjërat."

Viti i shpresës

"Viti i Shenjtë është një kohë shprese", tha Papa. Ne duhet të bëhemi, sipas tij, pelegrinët në kërkim të së vërtetës, ëndrrimtarë që nuk lodhen kurrë, burra dhe gra që jetojnë me shpresën dhe punojnë për vendosjen e paqes dhe drejtësisë. Papa tha se "duhet të angazhohemi për ta transformuar botën, e cila është e shtrembëruar nga logjika e fitimit..."

Lutjet në Vatikan dhe Romëkaluan nën masa të forta sigurie. Në meshën me Papën në Bazilikën e Shën Pjetrit ishin mbëedhur disa mijëra njerëz, ndërsa jashtë në sheshin e Shën Pjetrit ishin edhe rreth 25,000 njerëz. Ndërsa pika kulmore ishte bekimi i Papës në mesazhin e tij tradicional në shumë gjuhë Urbi et Orbi./DW



Lexoni të gjitha në Bota Sot