Milani nuk ka ndërmend ta ndryshojë trajnerin

- Bota Sot

Milani nuk ka ndërmend ta ndryshojë trajnerin

Milani, gjatë verës, zgjodhi Paulo Fonseca si trajner për shkak të një oportuniteti financiar. Stefano Pioli ishte ende nën kontratë me marrëveshje prej mbi 3 milionë eurosh në vit, ndërsa buxheti i përgjithshëm për trajnerin ishte rreth 7 milionë euro.

Dukej se Julien Lopetegui ishte shumë pranë stolit kuqezi, pasi kishte arritur një marrëveshje përpara se të përfundonte te West Ham, por profili i tij nuk e tërhoqi publikun milanez. Për këtë arsye, spanjolli vendosi të kalojë në Premier League, ndërsa Milani zgjodhi një trajner që e njihte tashmë Serie A.

Megjithatë, situata aktuale nuk është e lehtë. Pavarësisht një renditjeje që e sheh Milanin relativisht larg vendit të katërt (zonës Champions), dhe sidomos me vendin e tretë pothuajse të paarritshëm, ekziston një problem tjetër i rëndësishëm: lojtarët më të mirë të skuadrës duket se janë gjithnjë e më shumë larg projektit të trajnerit portugez.

Fjala është veçanërisht për Leao, pavarësisht se mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit, si dhe Theo Hernandez, i cili duket se po kërkon një marrëveshje për rinovim. Në javët e fundit, agjenti i Theo-s ka thënë se nuk ka marrë asnjë ofertë dhe as ka bërë kërkesa për zgjatjen e kontratës, por 5 milionët në vit që merr aktualisht mund të mos jenë të mjaftueshëm për ta mbajtur përtej 30 qershorit 2026.

Sa do të kushtonte Fonseca në rast se Milani nuk arrin në Champions League? Vlerësimi i kostove arrin rreth 50 milionë euro, që përfaqësojnë diferencën mes pjesëmarrjes ose jo në këtë kompeticion. Megjithatë, ideja e klubit nuk është ta ndryshojë kryepankinën e vet në javët e ardhshme, por të qëndrojë besnik ndaj qasjes së tij aktuale: t’i japë besim Fonseca-s dhe të mos kërkojë trajnerë të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot