Interi, Milani, Juventusi dhe Atalanta, gati për trofeun

- Bota Sot

Interi, Milani, Juventusi dhe Atalanta, gati për trofeun

Interi, Milani, Juventusi dhe Atalanta janë skuadrat që do të diskutojnë Superkupën e Italisë. Dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e këtij trofeu do të luhen në Riad nga data 2-6 janar.

Interi do të niset për në Riad të hënën, ndërsa Atalanta, Juventus dhe Milan do të largohen nga Italia, një ditë më vonë, pikërisht natën e ndërrimit të viteve.

Skuadra e Simone Inzaghit në krahasim me kundërshtarët e tjerë, konkretisht me Atalantën, do të ketë 24 orë më shumë për t’u përshtatur me temperaturat e Riadit, që do të jenë rreth 20 gradë dhe do të jenë gati për një nga dy gjysmëfinalet, atë të së enjtes në 2 janar.

Ndeshja e parë gjysmëfinale, Juventus-Atalanta do të luhet në stadiumin e Al Nassr të Cristiano Ronaldos, në orën 20:00 me orën tonë.

Një ditë më pas është gjysmëfinalja tjetër, Juventus-Milan, ndërsa finalja e Superkupës së Italisë është caktuar të luhet të hënën më 6 janar.

Të katër skuadrat do të kenë secila fushën e tyre stërvitore. Përgjatë 7 ditëve që do të zhvillohet turneu i Superkupës së Italisë, do të jenë prezent edhe legjenda të futbollit botëror si: Cannavaro, Candela, Ferrara, Pirlo, Toni, Del Piero, Materazzi, Vieri, Zambrotta, Oddo, Capello dhe Di Biagio.

Rregullorja e Superkupës së Italisë do të jetë e tillë që në fund të 90 minutave të rregullta, nuk ka kohë shtesë në rast barazimi, por do të ekzekutohen 11-metërsha.



Lexoni të gjitha në Bota Sot