Sulmuesi lë Tiranën për 250 mijë euro?

- Bota Sot

Sulmuesi lë Tiranën për 250 mijë euro?

Walid Jarmouni duket të jetë jashtë planeve të klubit të Tiranës.

Sulmuesi francez po përgatitet edhe për një largim nga Superiorja gjatë merkatos së janarit, pasi ofertat për të nuk mungojnë.

Është Hatayspor në Superligën turke që kërkon shërbimet e 24-vjeçarit. 250 mijë euro është shuma që ofron klubi turk për sulmuesin francez, teksa Tirana duhet të vendosë, nëse do ta pranojë apo jo këtë shumë.

Kujtojmë që te Hatayspor, Jarmouni do të gjejë ish-in e Partizanit, Massanga Matondo.

Gjithashtu, një tjetër ish i Superiores, më saktë i Tiranës, Visar Bekaj aktivizohet te Hatayspor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot