Laçi nuk ka ndërmend të “pushojë”, me Francesco Morieron që do të zbresë ekipin në fushë.
Kjo pasi kurbinasit kanë programuar që ditën e dielë të luajnë një ndeshje miqësore.
Në orën 13:30 të dielën do të presin në shtëpi skuadrën e Burrelit për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e parë miqësore pas ndërprerjes së kampionatit. Ky takim do t’u shërbejë trajnerëve që të mbajnë lojtarët e angazhuar.
Kujtojmë se bardhezinjtë e Morieros arritën të mbyllnin pjesën e parë të sezonit në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit me 20 pikë. Ndërkohë nga krahu tjetër matjanët e Ditmar Bicajt renditen në vendin e 4-të në Kategorinë e Parë me 30 pikë.