Ish-kapiteni u dërgon një mesazh bardhezinjve: “Kjo është një histori ndryshe, është një histori dashurie”!
Alessandro Del Piero mori një çmim të veçantë për karrierën gjatë edicionit të 15-të të Globe Soccer Awards dhe nuk i ka harruar ata që kontribuan. "Nëse një pjesë e vogël e imja do të donte ende të ishte në fushë me Juventusin?
Po, shumë më tepër se një pjesë e vogël - pranoi ai në skenë në Dubai - Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por në një moment kur vendosni ti jepni fund karrierës, mund të ankoheni për atë që nuk keni ose të shijoni atë që keni arritur. Jam i lumtur me atë që kam bërë, ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, kam arritur shumë gjëra dhe jam i lumtur”.
Një rikthim i mundshëm te Juventus. "Kjo është një histori ndryshe, është një histori dashurie. Pas 19 vitesh unike me atë familje, marrëdhënia me fansat dhe me të gjithë është e pabesueshme. Jam jashtëzakonisht krenar për këtë, ka respekt maksimal. Le të shikojmë përpara në një mënyrë pozitive me energji maksimale, sepse kështu i qasem jetës”.