Ky është i riu që u gjet i vdekur në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Ky është i riu që u gjet i vdekur në Prizren

Një person u gjet pa shenja jete, sot rreth orës 11:00 në fshatin Zhur të Prizrenit.

Dyshohet se i njëjti ka bërë vetëvrasje.  Ai është i moshës 27 vjeçare.

Lajmin për Gazetën e Prizrenit e konfirmoi  zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 27.12.2024 , rreth orës 11:10 policia është informuar se një person është gjet i varur ne fshatin Zhur, dyshohet se i njejti ka bërë vetvrasje, viktima është mashkull rreth 27 vjeçar. Posa është marr imformata patrolla policore ka shkuar ne vendngjarje. Patrolla policore ka siguruar vendin  e ngjarjes dhe janë njoftuar ekipet e hetimeve dhe krim teknika të cilët kane dale në vendngjarje. Ekipi i mjekësor i urgjencës  ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha ai.

Ndërkaq, nga informacionet e para që ka siguruar  Gazeta Sinjali i riu që u gjet pa shenja jete është Nurë Vezaj dhe dyshohet se u gjet i varur.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Policia njoftoi se “Prokurori i shtetit është njoftuar në lidhje me rasti dhe në urdhër me të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion. Ekipi i hetimeve të Sektorit Rajonal të Hetimeve e ka marre në hetim’. / Gazeta e Prizrenit

P. S  Fotoilustrim



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit