Therja me thikë në Prizren: Viktimat u sulmua nga një grup njerëzish, tre të lënduarit në gjendje të rëndë

- Gazeta e Prizrenit

Therja me thikë në Prizren: Viktimat u sulmua nga një grup njerëzish, tre të lënduarit në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku dyshohet se tre persona janë lënduar si rezultat i një sulmi me thikë, raporton Sinjali.

Sipas informacioneve të para rasti kishte ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Remzi Ademi” në Prizren.

Sinjali mëson se viktimat janë sulmuar nga një grup të rinj, ku tre nga viktimat kanë pësuar lëndime të rënda dhe se po trajtohen në spital.

Viktimat janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, dy nga ta thuhet të jenë në gjendje më të rëndë.

Policia është duke mbledhur prova dhe dëshmi me qëllim të identifikimin të dyshuarve.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit